Tirana luan me Shënkollin, fokusi i Ze Marias shkon në Ballsh

702
Ekipi i Tiranës sot do të përballet me Shënkollin, dhe në konferencën e shtypit dje, trajneri i bardhebluve, Ze Maria, është shprehur se, i porosit lojtarët e tij që të jenë më agresivë në fushë. “Ne duhet të jemi më të egër përpara portës, duhet të jemi si “gjarpër” që të pickon dhe ti nuk e kupton. Ndaj duhet tu përcjell lojtarëve agresivitetin e duhur për të mbyllur ndeshjen”, kështu ka theksuar fillimisht në deklarimin e tij trajneri i bardhebluve, i cili për këtë javë duket se më shumë mendon se si do të dalë sfidë në Ballsh, Bylis-Apolonia. “Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe nuk duhet të shohim kundërshtarët. Nesër (sot), luhet Bylis-Apolonia, por ne jemi skuadra me historinë më të madhe në Shqipëri, dhe nuk shohim të tjerët. Duhet të fitojmë ndeshjet tona, të fokusohemi dhe të jemi në krye deri ne fund. Rivalët duan të na mundin, por me gjithë respektin për ta nuk besoj se do na mundë njeri”, ka deklaruar Ze Maria, ndërkohë që sot luhen të gjitha ndeshjet e javës së 18-të të Kategorisë së Parë. Duke qenë kjo java e fundit e fazës së dytë, sfida interesante priten në Lezhë dhe në Berat, pasi sipas formulës, Besëlidhja e Tomori kërkojnë fitoret ndaj Dinamos e Ilirisë, për të qenë në pesë skuadrat e para në grup.
Ndeshjet-Java e 18-të
GRUPI A
Sot, 3 mars 2018 
Tërbuni-Egnatia 14:00
Burreli-Vllaznia B 14:00
Erzeni-Kastrioti 14:00
Besa-Korabi 14:00
Besëlidhja-Dinamo 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 17 41
2. Egnatia 17 29
3. Erzeni 17 26
4. Dinamo 17 24
5. Korabi 17 23
6. Besëlidhja 17 21
7. Vllaznia B 17 19
8. Besa 17 18
9. Tërbuni 17 17
10. Burreli 17 16
Ndeshjet-Java e 18-të
GRUPI B
Sot, 3 mars 2001
Bylis-Apolonia 14:00
Tirana-Shënkolli 14:00
Tomori-Iliria 14:00
Turbina-Pogradeci 14:00
Shkumbini-Naftëtari 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 17 42
2. Bylis 17 40
3. Apolonia 17 30
4. Pogradeci 17 27
5. Iliria 17 25
6. Tomori 17 23
7. Shënkolli 17 23
8. Turbina 17 12
9. Shkumbini 17 12
10. Naftëtari 17 8
Sigal