Te Flamurtari, dy profile “koka pa kokë”, dje dhe sot?!

515
“Flamurtari nuk po gjen veten me detyrimet financiare që ka ndaj ish-lojtarëve e trajnerëve”, kjo është situata që po kalon ekipi i Flamurtarit, kryesisht në tri vitet e fundit, pas marrjes së drejtimit të FK “Flamurtari” nga Bashkia Vlorë te Admistratori Sinan Idrizi. Janë disa futbollistë, aty është edhe ish-trajneri Ernest Gjoka, që dalin debitorë, por që ashtu sikundër po stisen debatet, topi del në fushë asnjënanëse. Kështu, debatet Idrizi-Gjika, po kthehen si loja me kungulleshka, ndërkohë që Flamurtari u penalizua në sezonin e kaluar me -3 pikë, dhe me shumë mundësi, një pezullim tjetër e ka në prag. Por, të gjithë ata që duan të kuptojnë më shumë nga kjo lojë: “E ka kush e ka”, së pari le të qartësohen për një detaj: kur është bërë kontrata e kalimit të pronësisë së klubit nga Bashkia te Sinan Idrizi si administrator, janë shkruajtur këto debi, cilët ishin, kush duhet ti likujdonte, etj? Atëhere, nëse nuk janë shkruajtur dhe situata është e tillë, kemi të bëjmë me një kontratë fiktive, të paktën kështu siç po dëgjojmë e shikojmë në media. Dhe, nëse këto janë detaje të cilat rëndojnë njerën palë akuzuese: Gjikën ose Idrizin, pse ligji nuk vepron? Dhe këtu duket se ka mbetur sharra në gozhdë. Sepse Idrizi po gjuan në dy fronte: Shpëtim Gjikën si ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës e njëherësh ish- President i FK “Flamurtari”, dhe FSHF-në për mos dënimin (sipas tij) të shkaktarëve të këtyre debive. Vetë Idrizi, ditët e fundit ka valvitur në ajër edhe një çek 300 apo 350 mijë eurosh, që sipas tij, klubi ja u ka borxh të tretëve, por kështu, përderi sa nuk ka një të vërtetë që të ketë të shruajtur të zezën mbi të bardhë se kush e ka fajin, Flamurtari do ta pësojë. Dhe kjo skuadër e madhe që hidhet sa në njerën dorë në tjetrën, po vuan dhe profilet e këtyre dy “kokave pa kokë”.
Sigal