Të enjten në “Elbasan Arena”, Skënderbeu me bilbil austriak

Për ndeshjen që do të zhvillojë të enjten e 23 nëntorit në Grupin B të UEFA Europa Ligë ndaj Dinamos së Kievit, Skënderbeu do të gjykohet nga një arbitër austriak. Dje, UEFA ka njoftuar se gjyqtari kryesor që do të vendosë drejtësi në fushën e lojës në këtë takim, do të jetë austriaku Oliver Draçta. 40-vjeçari mban stemën e FIFAs që nga viti 2010, dhe në këtë sfidë do të ndihmohet nga bashkëatdhetarët e tij Roland Brandner dhe Stefan Kuehr, ndërsa i katërt do të jetë Roland Ridëll.