Sigal

Sot do të përcaktohen dy gjysmëfinalistët e Kupës së Botës, teksa fillimisht do të zbresin në fushën e lojës Suedia me Anglinë. Nordikët do të tentojnë që të bëjnë surprizën e radhës në Kupën e Botës, pasi eliminuan Gjermaninë, dhe Zvicrën në turin e 1/8-ve.

“Tre Luanët” shihen si favoritë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, por pa Ibrahimoviçin nordikët janë paraqitur si një skuadër kompakte, që ka pësuar vetëm dy gola nga Gjermania. Suedia do të luajë me të njëjtin formacion, teksa Forsberg do të jetë “truri” i mesfushës, ndërkohë që Berg dhe Toivonen do të jenë rreziku kryesor në portën e Pickford.

Në krahun tjetër “Tre Luanët” kundërpërgjigjen me Dele Allin, Kane dhe Sterling në sulm.