Superliga/ Rezultat surprizë në Kukësi-Vllaznia

568
Sigal

Vllaznia doli fitimtare nga sfida e fundit e javës së shtatë, me shifrat 1-2 përballë Kukësit.

Sfida e luajtur në “Elbasan Arena”, nisi që në minutën e 8-të me një gol të shkodranëve, madje një realizim mjaft të bukur nga braziliani Hygor, me të majtën nga hyrja e zonës, që i dha një avantazh të shpejtë shkodranëve.

Pjesa e parë, minutat e mbetura pa tërësisht kuksianët që kërkonin golin e barazimit, por Vllaznia mbrohej ngjeshur prapa, dhe nuk i la asnjë mundësi ekipit të Duros.

Pjesa e dytë më pas, pa kuksianët që rritën ritmin, dhe gjetën golin e barazimit me Shkurtajn në minutën e 54-t.

Pas golit të barazimit, tentativat ishin të shumta, madje Rroca humbi edhe një rast të pastër.

Teksa të gjithë ishin në sulm te Kukësi, në një kundërsulm të shpejtë, Vllaznia gjeti edhe golin e dytë me kapitenin Lika, në minutën e 79-të.

Minutat e mbetura, ekipi i Jonuz u mbrojt mirë, dhe mori një fitore me shumë vlera.

Tashmë, shkodranët e shohin veten në kreun e renditjes, me 12 pikë, ndërsa Kukësi mbetet i shtati me 10 pikë.