Sot, Moska merr statusin e “kryeqytetit” të futbollit botëror

699
Nga Agron KAJA
SHORTI I BOTËRORIT/ Në orën 15:00, në pallatin e Kremlinit në Moskë, 32 skuadrat e kualifikuara do njohin rivalët
Vetëm dy javë pasi u mbyllën të gjitha ndeshjet e play-off-it, dhe u përcaktuan të 31 skuadrat e kualifikuara për ndeshjet finale të Kampionatit Botëror “Rusi 2017”, sot në kryeqytetin rus, Moskë, do të rrotullohen goglat për të përcaktuar grupet dhe ndeshjet që do të luhen nga 14 qershori, deri më 15 korrik 2018. Në orën 15:00, në pallatin e Kremlinit në Moskë, do të organizohet ceremonia e hedhjes së këtij shorti, e cila do të prezantohet nga ish-futbollisti i Anglisë, Geri Lineker, së bashku me gazetaren ruse, Maria Komandnaja. Në këtë ceremoni do të jenë edhe figura të rëndësishme të futbollit botëror, si Gordon Benks, Laurent Blank, Kafu, Fabio Kanavaro, Diego Forlan, Diego Maradona, Karles Pujol dhe Nikita Simonian. Ndryshe nga edicionet e kaluara, 31 skuadrat e kualifikuara, pa përfshirë Rusinë, e cila është organizatore, do të ndahen në katër globe në bazë të renditjes së FIFA-s më 16 tetor të këtij viti. Kjo do të thotë se shtatë skuadrat më të vlerësuara do të grumbullohen në globin e parë së bashku me organizatorët, Rusinë, ndërsa skuadrat e tjera do të ndahen sipas vlerësimit të FIFA-s në globet e tjera. Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina dhe Franca do të vendosen në vazon e parë, teksa Anglia, Spanja, Meksika, Zvicra dhe Uruguai do të grumbullohen në vazon e dytë. Pas kësaj ndarjeje, do të vijojë grumbullimi i këtyre skuadrave në grupe, duke filluar nga A deri në H. Të shtatë skuadrat e vazos së parë, do të kalojnë në ndarjen e parë të çdo grupi, së bashku me Rusinë, ndërsa skuadrat e mbetura do të ndahen në mënyrë të rastësishme në grupet e tjera. Një rregull strikt i FIFA-s, i cili synon të mos lejojë mundësinë që në një grup të ketë më shumë se një skuadër nga e njëjta zonë kualifikimi. Edhe pse një ditë larg shortit për Kupën e Botës, janë rikthyer dyshimet mbi manipulimet me goglat dhe ndarjen në “të ngrohta” dhe “të ftohta” për të favorizuar skuadrat, kjo pasi edhe në provat e organizuara në prani të mediave Rusia përfundoi në grup me përfaqësueset më të dobëta të këtij kompeticioni.
Ceremonia e hedhjes së shortit sot, do të prezantohet nga ish-futbollisti i Anglisë, Geri Lineker, së bashku me gazetaren ruse, Maria Komandnaja. Por, nga dje janë rikthyer dyshimet mbi manipulimet me goglat dhe ndarjen në “të ngrohta” dhe “të ftohta” për të favorizuar skuadrat 
20 botërorë
Duke nisur nga Kampionati i parë Botëror që u luajt në Uruguaj në vitin 1930, e deri në Gjermani 2014, janë luajtur 20 të tillë
SKUADRAT FITUESE
Skuadrat Fitore Finale Prez.
Brazili 5 7 20
Gjermania 4 8 18
Italia 4 6 18
Argjentina 2 5 16
Uruguaji 2 2 12
Franca 1 2 14
Anglia 1 1 14
Spanja 1 1 14
Sigal