Lumi Osum në pikën kritike, ne Berat evakuohen disa familje

Në Berat prurjet e lumit Osum kanë arritur në pikën kritike. Ministri njekohesisht deputeti i ketij qarku Blendi Klosi inspektoi lagjen Gorice. 
Ne lagjen periferike “30 vjetori” ne Berat evakuohen familjet e komunitetit rom qe ndodhen afer lumit Osum. 
Raportimi i ores 12:00
Bashkia e Beratit ka marrë masat për largimin e mjeteve në rrugët e lagjes muzeale “Goricë”. Kreu i bashkisë Petrit Sinaj deklaron se i gjithë shtabi i emergjencave civile është në gatishmëri të plotë. 
Ndërkohë ka nisur vendosja e thasëve me rërë në krah të lumit Osum ku ndodhen shtëpitë e lagjes muzeale informon gazetarja e Ora News Erjola Azizolli ne oren 12:00. 
Policia dhe zjarrfikesja perqendrohen ne lagjen Gorice.
Sigal