Skënderbeu zyrtarizon sulmuesin nga Gambia, Ali Soue

488
Dje, në ambientet e stadiumit “Skënderbeu”, në praninë e menaxherit të përgjithshëm, Gerhard Takaj, është bërë prezantimi zyrtar i futbollistit nga Gambia, Ali Soue. Po dje, sulmuesi i është bashkuar skuadrës korçare, në formën e huazimit për një vit nga italianët e Kievos. Soue është 1.91 metra, dhe përveçse si qendërsulmues, mund të luajë edhe nga krahët. Fjalët e para të tij si korçar, ishin: “Nuk e njoh mirë kampionatin shqiptar, por jam i lumtur që do të vesh fanellën e Skënderbeut. Erdha për të fituar gjithçka, shpresoj të kem simpatinë e tifozëve dhe të jap maksimumin tim”. Soue, karrierën e ka nisur te klubi Gamtel në Gambia, më pas firmosi si profesionist në vitin 2013 me Kievo Veronën. Në sezonin 2012-2013, u huazua te Juve Stabia në Serinë B, ku ka luajtur më pas edhe me Peskarën, Modenën e Leçen. Në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Pratos dhe Vibonezes në Lega Pro.
Sigal