Skënderbeu eliminohet me poker nga Dinamo, në ndeshjen e vlefshme për Champions League

495
Dinamo e Zagrebit në Champions League dhe Skënderbeu në Europa League. Kampionët e Shqipërisë janë mundur me rezultatin e thellë 4-1 në ndeshjen e kthimit në Kroaci, duke e humbur përballjen në total me Dinamon me rezultatin 6-2, pasi ndeshjen e parë në Elbasan e humbën 1-2.
Sfida në Zagreb dhuroi gola dhe spektakël që në minutat e para, pasi pa kaluar 15 minuta u shënuan tre gola. Fillimisht ishte Dinamo që kaloi në avantazh me Soudani në minutën e 9’.
Një minutë më vonë, Esquerdinha barazoi në 1-1 duke krijuar iluzione se gjithçka u rihap.
Por, Dinamo kaloi sërish në avantazh 5 minuta më pas duke mos lejuar humbjen e kontrollit të lojës duke shënuar me Hodzic.
Në pjesën e dytë, arbitri largoi me karton të kuq një nga lojtarët e Dinamos duke rifutur sërish në lojë Skënderbeun, por Jeremy Taravel dhe Soudani, që plotësoi dopietën personale shuan përfundimisht shpresat e shqiptarëve për të kaluar në fazën e grupeve të Champions League.
80’ Dinamo shënon 4-1. Soudani shënon dopietë personale ndaj Skënderbeut, teksa këtë herë arriti të finalizonte pas një aksioni të shpejtë duke kapur në kundërsulm shqiptarët që mesi po presin fundin e ndeshjes.
65’ Coric kroson në zonë për Taravel, ky i fundit godet më kokë, por Shehi bën mrekullinë duke shpëtuar Skënderbeun nga goli i katërt. 
55’ Shënon Dinamo 3-1. Momentin e mirë që po kalonin miqtë, e shfrytëzojnë vendasit, që pas një goditje nga këndi, Jeremy Taravel përfiton duke dërguar topin në rrjetë.
52’ Progni humbet një rast të mirë për të barazuar, pas një pasimi nga e djathta, sulmuesi gjuan nga jashtë zone, por gabon duke e dërguar topin jashtë kuadratit. 
48’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me një lajm të mirë për Skënderbeun, Goncalo Santos del me karton të kuq duke lënë Dinamon me 10 lojtarë.
45’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-1 për Dinamon.
38’ Coric fiton goditje dënimi nga e djathta, kroatët tentojnë që të rrezikojnë, largojnë topin korcarët.
37’ Super gjuajtje nga Lilaj nga jashtë zone, topi përfundon ngjitur me shtyllën.
22’ Aksion i bukur i Skënderbeut, Progni ndalohet në hyrje të zonës nga Coric, goditjen e dënimit e merr përsipër Shkëmbi, në të njëjtin pozicion nga ku shënoi golin e parë në Elbasan, por këtë herë topi përfundon mbi tranversë.
18’ Marko Radas rrezikon seriozisht portën kroate, teksa me një gjuajtje të lirë godet shtyllën, e cila shpëton Dinamon nga barazimi për herë të dytë.
15’ Shënon Dinamo 2-1. Armin Hodzic shënon golin e avantazhit për vendasit pak minuta pas barazimit nga korçaret. Vendimtar në golin e dytë ishte përsëri Soudani që ktheu topin bukur për autorin e golit, që mposhti Shehin me një gjuajtje të fuqishme.
10’ Shënon Skënderbeu 1-1. Shqiptarët nisin topin nga mesfusha dhe zhvendosen në sulm. Arapi kroson për Latifin që nga mesfusha, godet por e devijon portieri, Eskardinja përfiton dhe shënon.
9’ Shënon Dinamo 1-0. Pjaca kroson bukur në zonë për Soudanin, i cili i vetëm përballë Shehit gjuan saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetë.
5’ Lojë e fortë në mesfushë nga dy ekipet.
2’ Berisha kroson një top në zonë për Latifin, por mbrojtja vendasve largon me qetësi.
1’ Skënderbeu nis topin e parë nga mesfusha.
Formacionet zyrtare
Dinamo Zagreb: Eduardo, Pinto, Sigali, Taravel, Pivariç, Mashado, Gonçalo, Soudani, Coric, Pjaca, Hodzic.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Shkëmbi, Eskardinja, Lilaj, Berisha, Progni, Latifi.

Deklaratat e trajnerëve
Megjithatë trajneri Josa pas stërvitjes së fundit që zhvilloi në stadiumin ku do të luhet ndeshja në Kroaci deklaroi se shanset janë të barabarta dhe se do të futet në fushë për të fituar.
“Jemi të ndërgjegjshëm që ndeshja dhe aq më shumë kualifikimi do të jetë i vështirë, por ne do të luajmë pa frikë. Dinamo na mundi në shtëpi, por unë mendoj se ne kemi të njëjtën mundësi”deklaroi ai.
Në krahun tjetër, edhe pse thuajse i kualifikuar në grupet e Champions League, trajneri i Dinamos, Mamic kërkon kujdes dhe përqendrim nga lojtarët e tij.
“Kemi avantazhin e ndeshjes së parë dhe nuk do të nxitohemi, Besojmë se do të tregojmë përsëri se jemi ekipi më i mirë dhe se do të shkojmë në fazën e grupeve të Champions. Sot do të jetë një ditë e madhe për ne dhe për futbollin kroat”deklaroi ai.
Sigal