Veliaj i dorëzon kullën e sahatit, Anastacias: Shembull i jashtëzakonshëm i fuqisë së gruas

501
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti dje në mbrëmje, në një takim këngëtaren e mirënjohur Anastacia. Duke e uruar për një performancë të shkëlqyer në koncertin për publikun shqiptar, kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur për vizitën e saj në Tiranë, si dhe e vlerësoi atë si një shembull i jashtëzakonshëm i fuqisë së gruas.
Për këtë takim, Veliaj ka shkruar edhe në faqen e tij të facebook, ku ka publikuar dhe foto me këngëtaren e mirënjohur. “Kënaqësi të kishim Anastacian në Tiranë. Faleminderit për një koncert të mrekullueshëm!”, shkruan Veliaj.
Sigal