Skandali i përdhunimit, Majorga luan “kartën” e të afërmit të Ronaldos

78

Çdo ditë nga një episod i ri. Telenovela “Ronaldo” për skandalin e përdhunimit të modeles Ketrin Majorga duket se nuk ka fund. Ditën e sotme, është gazeta portugeze “Correio da Manha”, e cila i mëshon faktit se autoritetet në Las Vegas, do të thërrasin për të dëshmuar një të afërm të Kristiano Ronaldos.

“Pas asaj që ka ndodhur në dhomë mes Ronaldos dhe Majorgës, aty është futur edhe një anëtar i familjes së portugezit” – mësohet të jetë shprehur avokatja e Ketrin Majorga, Larisa Drohobuzer, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për vëllanë, apo ndonjë kushëri të CR7-ës.

Gjithmonë sipas “Correio da Manha”, Ronaldo do të mbrohet, por është i gatshëm të japë dëshminë e tij për policinë e Las Vegasit, vetëm nëpërmjet një video konference.