Situatë jo e qetë te Kukësi, kusht: Fitorja me Flamurtarin

233
Presidenti Safet Gjici, i ka lënë afat stafit deri në ndeshjen kundër Flamurtarit të dielën, e Kukësi nuk fiton, mund të ketë masa të tjera edhe për stafin teknik. Askush nuk e di, por i sigurt është fakti se lojtarët janë “të kushtëzuar” të fitojnë në një sfidë mjaft delikate. Në një bisedë të tij me Milinkoviç, janë shprehur pakënaqësitë e tij për skuadrën, dhe i ka kërkuar të reflektojë në të ardhmen. Presidenti i kërkon me këmbëngulje fitoren me vlonjatët, përndryshe masa të tjera priten ndaj skuadrës, stafit, por edhe lojtarëve.