Shpërthim në ambasadën amerikane në Kiev

628
Autoritetet në Ukrainë thanë se një pajisje ka shpërthyer në kompleksin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kiev, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. 

Policia tha se shpërthimi ka ndodhur rreth mesnatës, duke e konsideruar si një akt terrorist. 

“Hetuesit kanë zbuluar se një person i panjohur ka hedhur pajisje shpëthyese në bazën e misionit diplomatik”, tha përmes një deklarate policia.

Ambasada amerikane nuk e ka komentuar ende rastin.
Sigal