Sigal

Komentatori i Rai Uno, Antonio Di Xhenaro, u kap në një moment jo fort të këndshëm, në fund të pjesës së parë. Teksa po shikonte monitorin përballë, ai tha: “squadraccia”(çfarë skuadre koti).

Në pamje të parë, ai mund ta kishte me formacionin e Interit, por nuk përjashtohet mundësia që ai ta kishte për Totenhemin, edhe pse kjo nuk ka shumë gjasa të ndodhë.

“Squadraccia” e ka origjinën nga grupe militantësh fashistë që godisnin dhunshëm rivalët e tyre. Kur përdoret në futboll ajo nënkupton një skuadër të padisiplinuar dhe me probleme serioze në organizim.