Shorti i Champions League/ Britanikët përplasen me njëri-tjetrin, Juventus ‘peshkon’ Real Madrid

Në Noyn të Zvicrës është hedhur shorti i “Champions League” ku 8 skuadra kanë mësuar kundërshtarin për fazën e çerekfinaleve.

Barcelona mund të cilësohet si skuadra më me fat, të paktën në letër, pasi katalanasit do të përballen me italianët e Romës.

Edhe Bayern Mynchen ka dalë i buzëqeshur nga shorti, pasi gjermanët për të kaluar në gjysmëfinale do të përballen me Sevillia-n.

Juventus ka ‘peshkuar’ Real Madrid, skuadër ndaj të cilës do të synojë hakmarrjen për finalen e sezonit të kaluar, ku bardhezinjtë humbën 4-1.

Më të zhgënjyer kanë mbetur tifozët britanikë të cilët nuk do të kenë absolutisht mundësinë të shohin 2 skuadra nga ishulli në gjysmëfinale. Shorti rezevrvoi një përballje mes Liverpool e Manchester City. Një sfidë edhe mes dy strategëve më pëlqyer në futboll siç kanë Guardiola dhe Jurgen Klopp.

Shorti

Barcelona – Roma

Sevillia – Bayern Mynchen

Juventus – Real Madrid

Liverpool – Manchester City

Për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni në këtë fazë janë 8 skuadra nga 4 ligat më të forta të Europës. Shorti do të jetë i pakufizuar, në kutpmimin që nuk do të ketë më pengesa të tipit përballje mes dy skuadrave të një shteti.

Si rrjedhojë mund të kemi përballje si Real Madrid-Barcelona, Liverpool-Manchester City apo Juventus-Roma

8 skuadrat pjesëmarrëse

Real Madrid, Barcelona, Sevillia, Liverpool, Manchester City, Juventus, Roma, Bayern Mynchen