Shaqiri, “gjerdani” i artë i Bajernit

471
Sigal

Kosovari Xherdan Shaqiri ka arritur të fitojë menjehërë zemrat e tifozëve të Bajernit. I mbiquajtur me nofkën “kubi i fuqishën”,. për shkak të siluetës së trupit të tij (është vetëm 1.69 m), Shaqiri shënoi një gol dhe përgatiti dy të tjerë në fitoren 4-0 kundër Jahn Regensburgerit, një skuadër e Bundesligës së 2-të gjermane, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë. Trajneri i Bajernit të Munihut, Jup Hejnkes, mbeti shumë i kënaqur nga performaca e shqiptarit. Shaqiri vlerësohet si alternativa “post-Frank Riberi”. Xherdani u ble për shumën e nëntë milionëve eurove nga Bazeli i Zvicrës, dhe deri tani shuma e investuar nga rekordmenët gjermanë për të ia ka vlejtur. Shaqiri shënoi nga një goditje e lirë, golin e rëndësishëm 2-0 dhe përgatiti golat me numër tre dhe katër. Mënyra luftarake e lojës së tij u ka pëlqyer të gjithëve. Shaqiri flet për Agjencinë Gjermane të Lajmeve, dpa: “Duket qartë, së unë nuk jam vetëm ‘vogëlushi nga Zvicra’, por që unë e bëj ekipin më të fuqishëm”. Trajneri Hejnkes e thotë qartë: “Ai është një lojtar, që na bën shumë punë”. Nga ato punë, që vetëm yje si Riberi dhe Roben mund dhe duhet ta bëjnë. “Për këtë arsye ne realizuam edhe transferimin”, – shton Hejknes.

_________________________________

Mavraj-Shaqiri, duel në Shqipëri-Zvicër

Kapiteni i Grojther Furthit, Mërgim Mavraj, dhe mesfushori i Bajernit, Xherdan Shaqiri, nuk do të përballen midis tyre në Bundesligën gjermane, por dhe në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2014. Mavraj luan me Shqipërinë, ndërsa Shaqiri luan për Zvicrën. Duelet e tyre priten të jenë të drejtpërdrejta, pasi Mavraj luan në mbrojtje, ndërsa Shaqiri është një anësor i avancuar.