Serbia dënon pranimin e Kosovës në KON: E rëndë, politizim i sportit

472
Sigal

Republika e Serbisë dënon ashpër vendimin për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës si anëtare e plotfuqishme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), raporton Anadolu Agency (AA). “Vendimin e tillë ne e konsiderojmë të papranueshëm dhe joparimor, ne besojmë se ky akt është në kundërshtim me Kartën Olimpike”, ka deklaruar Zëvendës Kryeministrin i parë dhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç. Duke theksuar se Karta Olimpike parashikon që një aplikim për anëtarësim vjen nga një shtet i pavarur, i njohur plotësisht nga komuniteti ndërkombëtar, Daçiç vlerëson se ky vendim i KON ka thyer praktikën e tij të mëparshme, që për pranimin, nënkupton edhe anëtarësimin në OKB.

“Ky akt është një abuzim dhe politizim tendencioz i sportit, ndërsa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, si një organizatë universale dedikuar për zhvillimin e sportit dhe promovues i mirëkuptimit dhe miqësisë, e vënë veten në pozitën e arbitrit politik”, tha ministri serb i Punëve të Jashtme.

Republika e Serbisë konsideron se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk duhet të jetë forum, në të cilin do të merren vendime të diskutueshme politike rreth së cilave ekzistojnë dallime të rëndësishme në kontekstin ndërkombëtar, por duhet të kontribuojnë në unitet dhe mirëkuptim, në vend se të krijoj ndarje të re, tha zëvendës kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, sot në Monako me votim unanim pranoi Kosovën si anëtare të asaj organizate.