Rusia përjashtohet nga Botërori 2022

183

Rusia është përjashtuar për katër vite nga të gjitha kompeticionet sportive, konkretisht nga Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe Botërori i Katarit 2022.

WADA, Agjencia Botërore e Anti-Dopingut ka marrë një vendim gjatë një mbledhje në Lozanë të Zvicrës.

BBC raporton se çdo sportist që provon pastërtinë e tij nga skandali i Dopingut, mund të garojnë për një flamur asnjanës. Një vendim i tillë u mor pasi Rusada (Agjencia Ruse e Anti-Dopingut) i dorëzoi të dhëna të manipuluara të kontrollit Anti-Doping hetuesve në janar të këtij viti. Ky ishte kushti i vendosur nga WADA për t’i dhënë një shans të dytë Rusisë.

Rusia u dënua me tre vite pezullim në vitin 2015 dhe 168 atletë të këtij vendi garuan për një flamur asnjanës në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeongchang 2018.

21 ditë kohë ka Rusia për të apeluar këtë dënim dhe Gjykata Ndërkombëtare e Sporteve do të marrë vendimin përfundimtar.