Rrëfimi i Emre Can: Nuk kisha luajtur kurrë si me Atleticon, Allegri është gjeni

565
Sigal

Mesfushori i Juventusit, Emre Can ndihet jo i vlerësuar nga trajneri i Gjermanisë Joachim Jow, i cili e la jashtë listës në grumbullimin e radhës. Futbollisti i njohur bëri një paraqitje fantastike ndaj Atletico Madrid, por kjo ishte pamjaftueshme. Në një intervistë për gazetën “Bild”, Can nuk e fsheh pakënaqësinë.

“Nuk kam dëshirë ta komentoj mungesën e grumbullimit me kombëtaren, por dua të them vetëm një gjë: paraqitjet e mia gjykohen ndryshe në Gjermani. Mungesa në botëror? Kam shpresuar deri në fund, kam luajtur një finale të Champions League. Gjithsesi, duhet ta pranoj vendimin, sepse humba dy muaj për shkak dëmtimi para finales.

Sfida me Atleticon? Nuk kisha luajtur kurrë kështu. Kalonim vazhdimisht nga mbrojtja me 3 lojtarë tek ajo me 4. Ka qenë një lëvizje gjeniale e Allegri-t, si një lojtar shahu. Plani i tij ka qenë një sukses i vërtetë. Për herë të parë në histori klubi ka arritur të përmbysë një humbje 2-0 në Champions. Nuk ishin të shumtë ata që besonin te ne. Donim t’i jepnim një sinjal botës, donim t’u tregonim të gjithëve se jemi akoma këtu. Duam trofeun.

Ronaldo? Nuk dua ta komentoj gjestin. Pas atij të Simeone-s në ndeshjen e parë, Ronaldo ishte i autorizuar të reagonte në atë mënyrë pas paraqitjes që bëri. Të gjithë në stadium e dinim se për kë ishte ai gjest. Ndihem shumë mirë me të dhe jam gëzuar shumë për tregolëshin, sepse ndeshja e parë nuk ka qenë e lehtë për të. Ka dëgjuar shumë fjalë të ashpra dhe donte të kundërpërgjigjej. Mënyra si e bëri, ishte e pabesueshme. Është shumë i qetë dhe me këmbët në tokë”, deklaroi Emre Can për të përditshmen gjermane.

Mund, Konfederatë