Romelu Lukaku ka një dëshirë, ja se me cilin lojtar kërkon të sfidohet

361
Sigal

Romelu Lukaku ka ide të qarta për të ardhmen: Ëndërron të luajë për Cristiano Ronaldon, te Juventusi. “The Sun” raporton se sulmuesi belg kërkon që të largohet nga Manchester United, pasi nuk ka shumë marrëdhënie të mira me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Lukaku synon që të formojë një dyshe të frikshme me CR7. Sulmuesi ka shprehur admirimin për 5 herë fituesin e “Topit të Artë” dhe ku i dihet mund të bëhet realitet që këtë verë.

Belgu, ka një vëlla që është pjesë e klubit të Lazios, ndërkohë që ai vetë ka një kontratë që i skadon me “Djajtë e Kuq” më 30 qershor 2022.