Reali dhe Barcelona, përballje si finale të parakohshme

269
Nga Agron KAJA
SHORTI/ Goglat e Nionit nuk e lanë të “flejë” futbollin, dje u përcaktuan sfidat për turin e 1/8-ve, ja kur do të luhen
Pasi i la katër ditë pushim, për një frymëmarrje pas ndeshjeve eliminatore në grupe, dje UEFA hodhi shortin për fazën e 1/8-ve të finaleve në Ligën e Kampioneve. Goglat e Nionit, këtë herë kanë rezervuar edhe dy përballje ferri për skuadrat spanjolle, pasi Real Madrid do të ndeshet me francezët PSG-së, klubi që ka vendosur rekorde të “çmendura” në merkaton e verës. Por, kjo mendohet një sfidë mjaft e vështirë për francezët, të cilët kanë vite që nuk ia dalin kur përballen me emra të mëdhenj, si Reali kampion në fuqi i Ligës së Kampioneve. Ndërsa Barcelona do të ketë përballë Çelësin e Londrës, e quajtur edhe si një supersfidë, dhe parë për nga emrat e këtyre skuadrave, ndoshta përballjet e tyre do të jenë sfidat sfidat nga ku mund të dhurohen shumë emocione. Të dyja këto skuadra të mëdha në Evropë, kanë qenë rivalë të egër në dekadën e fundit, ndërkohë që ka pasur edhe polemika në përballjet mes tyre. Fakt më kurioz për këtë çift, është se Çelsi nuk ka humbur asnjë nga 7 përballjet e fundit me Barcelonën në Ligën e Kampioneve, duke shënuar 2 fitore dhe 5 barazime. Ndërsa në këtë short, duket se kryesuesi i Premierligës angleze, Mançester Siti, i cili do të ndeshet dy herë në këtë tur me skuadrën zvicerane Bazel, në përbërjen e së cilës është edhe mesfushori i Kombëtares sonë, Taulant Xhaka. Për Bajernin e Mynihut, skuadra e Beshiktashit mendohet e lehtë në letër, por për bavarezët, përvojat me skuadrat turke nuk janë fort të mira. Mançester Junaited i drejtuar nga Hoze Muronjo, do të ndeshet me Seviljen e Spanjës, një skuadër e cila gjatë ndeshjeve në grupe tregoi stabilitet në rezultat e saj. Edhe për skuadrat italiane, Juventusin e Romën, shorti nuk është treguar shumë bujar. Juventinët do të kenë përballë Totenhem të Londrës, një nga skuadrat me më shumë qëndrueshmëri në paraqitjet e rezultatet e saj në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë. Ndërsa Roma do të luajë me ukrainasit e Shaktjor Donjetsk, një skuadër jo për tu nënvelftësuar, pasi në historinë e saj ka arritur deri në turin final. Çifti Porto-Liverpul, më shumë do të jetë një konfirmim për Jurgen Klopin, trajnerin gjerman që e ka ngjitur skuadrën angleze në këtë nivel, e tashmë lakmohet deri te Kombëtarja gjermane. Ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve të Ligës së Kampioneve do të luhen në datat 13 e 14 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 20 dhe 21 shkurt 2018.
PSG-ja është klubi që ka vendosur rekorde të çmendura në merkaton e verës, e duket i dënuar nga fati, pasi do të përballet me Real Madridin kampion në fuqi. Ndërsa përballja mes Çelsit e Barcelonës duket si një supersfidë mes rivalëve të egër në dekadën e fundit

Ndeshjet e para
Datë 13 shkurt 2018
Juventus-Totenhem 20:45
Bazel-Mançester Siti 20:45 
Datë 14 shkurt 2018
Porto-Liverpul 20:45
Real Madrid-PSG 20:45 
Datë 20 shkurt 2018
Çelsi-Barcelona 20:45
Bajern-Beshiktash 20:45 
Datë 21 shkurt 2018
Sevija-Manç. Junaitid 20:45
Shaktar D.-Roma 20:45 
Ndeshjet e kthimit
Datë 6 mars 2018 
Liverpul-Porto 20:45
PSG-Real Madrid 20:45 
Datë 7 mars 2018
Totenhem-Juventus 20:45
Mançester Siti-Bazel 20:45
Datë 13 mars 2018
Manç. Junaitid-Sevija 20:45
Roma-Shakhtar D 20:45
Datë 14 mars 2018
Beshiktash-Bajern 20:45
Barcelona-Çelsi 20:45