15 mln euro shpërblim dhe pagë 15 mln euro në sezon, Newcastle super ofertë për yllin e Barçës

98
Sigal

Newcastle do të futet fuqishëm në merkato pas ardhjes së pronarëve të rinj arabë të cilët do të bëjnë investime të mëdha. Ousmane Dembélé është një nga objektivat e skuadrës angleze në merkaton e verës së ardhshme.

E ardhmja e francezit është në dyshim, ndërkohë që ende nuk ka vendosur për rinovimin e kontratës me klubin blaugrana. Skuadra angleze ndërkohë kërkon pikërisht që të ndodhë kjo gjë për ta marrë me parametra zero.

Oferta e tyre është që t’i japin 15 milionë euro futbollistit si shpërblim për mungesën e rinovimit dhe më pas dhe një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon. Një ofertë e kënaqshme, të cilin francezi mund ta marrë në konsideratë pas disa sezoneve zhgënjyese me klubin e Barcelonës.