Reali dhe Atletiko kërkojnë trofeun e parë sezonal

516
Sigal

Real Madrid dhe Atletiko Madrid do të ndeshen sot në mbrëmje në Talin të Estonisë në sfidën e vlefshme për superkupën e europës. Ky  do të jetë takimi i parë  zyrtar i Real Madrid pa lojtarin më të mirë të saj Cristiano Ronaldo, i cili u largua këtë verë tëk Juventusi për 100 milion euro.

Dy skuadrat  vijnë në këtë përballje si fitues të champions league dhe europa league respektivisht dhe do të kërkojnë ta nisin mbarë sezonin me një trofe të fituar. Reali i madridit vjen në këtë takim pas fillimit të një epoke të re pasi përveç Ronaldos, u largua edhe trajneri Zinedine Zidane I cili fitoi 3 champions dhe 1 la liga me madrilenët. Vendin e tij e zuri ish-trajneri i Spanjës Julian Lopetegui.

Këto dy ekipe e kanë dominuar këtë kupë vitet e fundit pasi Reali i Madridit ka fituar 3 nga 4 trofetë e fundit, ndërsa Atletiko e ka ngritur këtë kupë ne 2010 dhe 2012.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Lillekula te Talinit në orën 21:00