Raporti mjekësor/ Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, vuante nga një patologji kardiake

56

Hetimet për të zbuluar diagnozën që shkaktoi vdekjen e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, nuka janë mbyllur ende.

Në ekzaminimin mjekësor-ligjor, të urdhëruar nga Prokuroria Publike e Udines dhe më pas te transferuara në Firence së bashku me aktet e tjera të hetimit, do të dalin elemente që tregojnë një patologji kardiake.

Sipas asaj që është mësuar, hetuesit po punojnë tani për të përcaktuar nëse sëmundja mund të diagnostikohet paraprakisht dhe nëse, sapo të bëhej diagnoza, do të kishte qenë e mundur të intervenohej për të parandaluar vdekjen e lojtarit.

Mbrojtësi vdiq më 4 mars, në hotelin ku skuadra e tij ishte akomoduar në prag të ndeshjes me Udinesen.