PSG ëndërron Neymar, por vetëm nëse ikën Ibra

60
Ëndrra e Psg është Neymar por vetëm me një kusht, fillimisht duhet të largohet Ibrahimovic. Sipas L’Equipe: “Psg kërkon yllin e Barcelonës, finalist i freskët i ”Topit të Artë”, por gjithçka varet nga Ibrahimovic. Nëse sulmuesi suedez vendos të largohet në fund të sezonit, Psg është gati të shpenzojë 100 milionë euro për të sjellë në Paris brazilianin. Klubi francez ka mbetur peng i disa prej senatorëve si Ibrahimovic, Cavani apo Lavezzi. Drejtuesit e klubit janë në kërkim të një kampioni të ri dhe Neymar është profili i duhur. Për të siguruar shërbimet e tij, Psg jo vetëm duhet të bindë Barcelonën por më parë duhet të shesë për ti krijuar Neymar-it hapësirat e duhura.