Sigal

Trajneri i gjermanëve Joaquim Loew ka publikuar listën me 23 lojtarë që do të jenë të gatshëm në sfidën e vlefshme për ligën e kombeve kundër Francës dhe për miqësoren me Perunë.

Në listë bie në sy mungesa e dy mesfushorëve që lujanë tek Juventusi, Sami Khedira dhe Emre Çan, ndërsa rikthehet në kombëtare pas mungesës në botërorin e Rusisë, Leroy Sane. Në dy sfidat e panerave do të marrin pjesë dhe 3 talente të rinj: Tilo Kehrer, Kai Havertz dhe Niko Schultz.

Lista e plotë

Portierë: Manuel Neuer, Marc-Andre’ ter Stegen. Mbrojtës: Jerome Boateng, Matthias Ginter, Jonas Hector, Mats Hummels, Thilo Kehrer, Joshua Kimmich, Antonio Rudiger, Nico Schulz, Niklas Sule, Jonathan Tah. Mesfushorë: Julian Brandt, Julian Draxler, Leon Goretzka, Ilkay Gundogan, Kai Havertz, Toni Kroos. Sulmues: Thomas Muller, Nils Petersen, Marco Reus, Leroy Sane, Timo Werner.