VIDEO/ 2 gola për 1 minutë, shihni si hapet porta në sekondat e fundit të ndeshjes për t’u ngjitur në elitë

297
Sigal

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Kolumbi ku skuadra e Magdalenës është ngjitur në Primera A me anë të trukimi flagrant.

Në takimin e djeshëm mes Janeros dhe Magdalenës, skuadra pritëse ka hapur portën në minutat shtesë ku brenda 1 minuti ka pësuar 2 gola, ekzaktësisht në të 90+5′ dhe 90+6′.

Në pamje duket flagrante që goli është i dhuruar ku skuadra e Janeros nuk mundi të bënte asgjë për të ndaluar topin.

Skuadra e Magdalenës ka grumbulluar 11 pikë në fazën e ndarjes në dy grupe të ndryshme, pikë të mjaftueshme për tu ngjitur në elitë.