Presidenti FSHN-së, Agim Çiraku: “Notojmë dhe festojmë”, nuk duhet të mbyllet pa rekorde!

74
Të shtunën, AN “Te Stela” organizon për të shtatën herë veprimtarinë “Notojmë dhe festojmë”. Për këtë organizim, Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ka një vlerësim të veçantë, duke mos harruar që ta quajë atë si shkollë për këtë sport në Shqipëri. “Në vitin e kaluar, kur AN “Te Stela” organizoi për të gjashtën herë veprimtarinë “Notojmë dhe festojmë”, jam shprehur se AN “Te Stela” jep një kontribut real në rritjen e nivelit e të cilësisë në sportin e notit. Edhe kjo veprimtari e tillë do të jetë, ndaj fjalët e mira rrjedhin natyrshëm”, kështu theksoi dje Njëshi i notit shqiptar për gazetën “Telegraf”, i cili e ka edhe një “merak”: “Nuk duhet të mbyllet pa rekorde kombëtare, sepse AN “Te Stela”, tashmë po tregon se është një shkollë e vërtetë e rekordeve në notin shqiptar!”, deklaroi dje Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku.