Pike ngre në këmbë policinë për “derbin” e Barcelonës

602
Ditë më parë, mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, ka dhënë një deklaratë kundër skuadrës së Espanjolit, e cila tashmë pritet që të hetohet zyrtarisht nga Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit të Spanjës. Kanë qenë drejtuesit e Espanjolit ata që nuk e kanë përtypur dot frazën e mbrojtësit të Barcelonës, se “…Espanjoli është i Kornelias…”, dhe fitorja e këtyre të fundit në ndeshjen e parë të Kupës, bëri që Pike të nxitohej dhe të fyente kundërshtarët. Gjykata sportive do të marrë në pyetje palët dhe do të vendosë, nëse do të pezullojë lojtarin e Barcelonës, apo do të hedhë poshtë pretendimet e Espanjolit. Realisht, situata duket e ndezur për derbin katalanas, i cili luhet këtë fundjavë në stadiumin e Espanjolit. Policia do marrë masa ekstreme për parandalimin e ndonjë përplasjeje mes tifozëve, me kontrolle të ashpra ndaj tyre.
Sigal