Përcaktohet java e 22-të e Superiores, ja kur luhen ndeshjet

96

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Skënderbeu-Laçi, është pëcaktuat dhe axhenada e javës së 22-të të Kategorisë Superiore.

Kështu takimi hapës do të jetë dhe përballja më interesante e kësaj jave, ku në “Niko Dovana”, Teuta do të presë Kukësin në një betejë të fortë për vendin e dytë. Kjo sfidë do të luhet të premten në orën 18:00

Të shtunën do të ketë gjithashtu një tjetër ndeshje. Tirana pret Luftëtarin, një përballje që vlen direkt për mbijetesën dhe do të zhvillohet në kryeqytet në orën 14:00

Ndërkohë të dielën do të luhen të gjitha ndeshjet e mbetura. Në orën 14:00 do të zhvillohet Kamza-Kastrioti dhe një tjetër përballje që vlen shumë, pasi kryesuesit e Partizanit janë të impenjuar në Kurbin përballë Laçit.

Java e 22-të do të ulë siparin me sfidën e Vlorës, ku Flamurtari do të presë Skënderbeun, ndeshje që do të nisë në orën 17:00

Java e 22-të
Të premten/ Teuta – Kukësi 18:00

Të shtunën/ Tirana – Luftëtari 14:00

Të dielën/ Kamza – Kastrioti 14:00; Laçi – Partizani 14:00; Flamurtari – Skënderbeu 17:00;

Renditja/ Skuadra N P
Partizani 21 46
Kukësi 21 38
Teuta 21 36
Skënderbeu 21 33
Laçi 21 31
Flamurtari 21 30
Tirana 21 24
Luftëtari 21 21
Kastrioti 21 16
Kamza 21 16