“Shpërthejnë” golat në Spanjë, “djaloshi i artë” i dhuron fitoren Dortmundit (VIDEO)

167
Sigal

Borusia Dormtund ka harruar formën e dobët që po kalon në kampionat, teksa në Ligën e Kampioneve është shfaqur ndryshe. Skuadra verdhezi ka mposhtur në aktin e parë Sevijen, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve.

Padyshim lojtari i ndeshjes, ishte Erling Haland, i cili me dopietën e tij në minutat 27’ dhe 43’ i dha fitoren skuadrës gjermane. Goli tjetër për miqtë u shënua nga Dahud në minutën e 19’, i cili fillimisht barazoi shifrat pas golit të Susos në minutën e 7’.

Goli i fundit u shënua nga Luk De Jong për Sevijen, duke vulosur kështu rezultatin në 2-3 për Dortmundin. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 9 mars në Gjermani.

Goli i Luuk de Jong 2-3 :

Goli i dytë i Erling Haaland 1-3 :

Goli i Erling Haaland 1-2 :

Goli i Mohammed Dahoud 1-1 :

Goli i Suso 1-0 :