Pas humbjes me Serbinë, Shqipëria zbret 4 vende në renditje

423
Pavarësisht kualifikimit historik në Kampionatin Europian të Francës 2016, Shqipëria ka humbur 4 pozicione në renditjen për muajin nëntor në FIFA.
Zbritja në renditje ka ardhur pas humbjes me Serbinë në Elbasan më 8 Tetor më rezultatin 0-2, ndërsa fitorja në Armeni më 11 Tetor që solli edhe kualifikimin nuk ka mundur që të ndalojë humbjen e 4 pozicioneve duke bërë që kuqezinjtë të renditet në vendin e 36 me 723 pikë të grumbulluara.
Surprizë për muajin nëntor është ngjitja e Belgjikës në vendin e parë në renditjen e FIFA. 
Sigal