Pas Bale, një tjetër futbollist mungon për Realin në derbin e Madridit

572
Zinedin Zidan do t’i duhet ti bëjë llogaritë për derbin e të shtunës kundër Altetico Madrid pa dy lojtarë bazë të formacionit të tij. Në listën e shpallur sot me lojtarët e grumbulluar për sfidën me rivalët e qytetit bie në sy një tjetër mungesë përpos asaj të Garreth Bale.
Portieri i ‘galaktikëve’ Keylor Navas nuk ia ka dalë të rikuperohet për takimin e nesërm të orën 20:45. Gardiani nga Costa Rica është stërvitur ditët e fundit rregullisht, por gjithsesi pas një konsultimi me mjekët Zidan ka vendosur të mos e rrezikojë futbollistin.
Sigal