Partizani shkarkon Starovën, trajneri i ri zgjidhet Agostineli

466
Pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit në kampionat, Partizani k shkarkuar trajnerin Sulejman Starova. Vendimi është marrë pas një takimi mes Starovës dhe presidentit Gazmend Demi në kuadër të rikonstruktimit të klubit.
Kreu i klubit të kuq, ka njoftuar po ashtu edhe emrin e trajnerit të ri, i cili do të jetë italiani Andrea Agostineli, i cili do të prezantohet në datën 4 janar 2016. Ndërkohë Starova nuk do të largohet nga klubi, por do të vazhdojë punën te Partizani si këshilltar i presidentit Demi.
Sigal