Mbytet anija e peshkimit në Shëngjin, nuk kishte persona në bord

542
Një anije peshkimi është mbytur në kalanë e Portit të Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës.
Sipas informacioneve të para thuhet se shkak i mbytjes së anijes ka qenë një defekt teknik.
Raportohet se anija nuk ka pasur persona në bord dhe se ishte e ankoruar në port.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të mbytjes së anijes.
Sigal