Partizani me “shpatë” në dorë, ndaj Luftëtarit “jetë a vdekje” për sezonin

506
Nga Agron KAJA
SITUATA/ Nëse nuk merr pikë në Gjirokastër, skuadra e kuqe rrezikon Evropën dhe hedh në “erë” gjithçka, humbet disa milionë euro
Në fokusin e 32 javëve të luajtura, skuadra e Partizanit mund të quhet si më e dështuara në Kategorinë Superiore, pasi nga faza në fazë ka pasur shumë oscilacione. Duke e nisur fazën e parë si një debutuese në tabelën e renditjes, dhe në të dytën me pak ndryshim, drejtuesit larguan nga bankina trajnerin italian Mark Iuliano, duke ja faturuar atij dështimin. Në bankinë më pas erdhi Sulejman Starova, që realisht solli ndryshimin, duke e kaluar skuadrën nga vendet e fundit në renditje, në kreun e saj si pretendente serioze për Evropën. Por edhe Starova nuk “ngjiti” te drejtuesit e klubit, me në krye Luçiano Moxhin, dhe ai u largua për t’ia lënë vendin zëvendësit të tij, Klevis Dalipit. Ecuria me elbasanasin në bankinë ishte me start të mirë, por kryesisht në fazën e katërt, ka çuditur me rezultate negative, kryesisht me skuadra që renditen në vendet e fundit në tabelë. Tashmë ndodhet në vendin e katërt me 46 pikë, por që transferta në Gjirokastër mund t’ia komplikojë edhe këtë pozicion, sepse një humbje e tij dhe një fitore e Flamurtarit me Laçin, e bën që Partizani të mbetet jashtë zonës së Evropës në tabelën e renditjes. Nëse nuk arrijnë Evropën, do të ishte dështim në aspektin sportiv dhe në atë financiar, e këtë drejtuesit e kanë të qartë, sepse sezoni i ardhshëm do të jetë shumë ndryshe pa milionat e UEFA-s, çka do të sillte më pak të ardhura në xhepat e futbollistëve. Askush nuk e di me siguri nëse diçka e tillë do të ndodhte, por ndeshja e humbur me Teutën i vendosi kapak për Evropën, e tashmë stafi teknik, e ka detyrën të vështirë për të mbajtur në tonus skuadrën e tyre, pasi objektivi i vetëm është Evropa. Pjesëmarrja në UEFA Evropa Ligë do të ishte një farë çlirimi për klubin e kuq, por dhe për financat e tij, por në rast se skuadra e kuqe do të humbasë mundësinë të luajë në Evropë, do të ishte një dështim, si për objektivat sportivë, ashtu edhe për arkën e klubit. Partizani aktualisht renditet në vendin e 5-të pas 32 javëve të luajtura, me pikë të barabarta me Laçin, një situatë kjo për të cilën pasojat kanë ardhur nga keqmenaxhimi i klubit me trajnerët e lojtarët.
Nëse Partizani arrin që të renditet në zonën e Evropës, shkon direkt në turin e parë të Evropa Ligë, dhe minimalisht do të luajë dy ndeshje, ku bazuar në ndryshimet që ka bërë UEFA, janë rritur shpërblimet për ekipet pjesëmarrëse në kompeticionet evropiane, deri në 250 mijë euro
Luftëtari-Partizani
Ndeshjet direkte
Sezoni 2017-2018
Java e 6-të/ 16.10.2017 
Partizani-Luftëtari 2-0 
Java e 15-të/ 17.12.2017 
Luftëtari-Partizani 5-0
Java e 24-t/ 10.03.2018 
Partizani-Luftëtari 3-0
Bilanci: 1 F Luftëtari, 
2 F Partizani, golat 5:5
Sigal