Nga lista e Kombëtares, veçohen tre “prurjet” e reja të Panuçit

681
Trajneri i ekipit tonë Kombëtar të futbollit, Kristian Panuçi, në listën e lojtarëve që ka grumbulluar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, ka vendosur edhe Kristal Abazaj e Luftëtarit, por që është në pronësi të Skënderbeut, si edhe disa lojtarë të rinj që vijnë për herë të parë. Në këtë listë është edhe Herdi Prenga, ish-mbrojtësi i Shqipërisë U-21, i cili luan te Inter Zapreshiç në Kroaci, si edhe Bujar Lika, mbrojtës 25-vjeçar që në merkaton e janarit kaloi nga Shafhauzen në Gjermani, te Grasshopers në Zvicër. Gjithashtu, Enis Gavazaj është pjesë e Kombëtares A, duke u ftuar më në fund, sepse kishte kohë që vëzhgohej nga trajneri Panuçi.
Sigal