Nga Kluivert te Havertz, 11 adoleshentët që pritet të ‘pushtojnë’ futbollin në 2018

679
Viti 2017 ka rezultuar pozitiv për ta dhe e ardhmja duket shumë premtuese duke patur parasysh se asnjëri prej tyre nuk e ka kaluar moshën e adoleshencës. Pjesa më e madhe janë titullarë absolut në skuadrën e tyre dhe në 2018 pritet që të konfirmohen si yjet e së tashmes dhe pse jo të mos arrijnë rezultatet më të larta.
Më poshtë janë të renditur “yjet” që priten të pushtojnë botën e futbollit për vitin 2018.
Sigal

auroar

1- Houssem Aouar: një nga prodhimet e fundit të akademisë së Lyon. Mesfushori 19-vjeçar ka treguar që këtë vit se mund të jetë një organizator i talentuar, por edhe i fortë në fazën mbrojtëse. Jo më kot ia ka vënë syrin Barcelona.

upa
2-Dayot Upamecano: Edhe pse nuk ka luajtur asnjëherë në vendlindje si profesionist, mbrojtësi francez është përmirësuar ndjeshëm që kur kaloi te RedBull Salzburg. I marrë në janar nga Leipzig, 19-vjeçari është futur me forcë në formacion pasi ka gjithçka që një trajner kërkon nga një mbrojtës modern.

folden

3-Phil Foden: Mjafton fakti që e pëlqen Pep Guardiola. Mesfushori 17-vjeçar po luan gjithnjë e më shumë në mesfushën e mbushur me yje të Manchester City-t, sidomos pasi ndihmoi Anglinë të fitonte Kupën e Botës U-17 këtë vit.

nintchdbpict0003705738781-e1513788219801

4-Kai Havertz: Organizatori i ri i Bayer Leverkusen po mahnit të gjithë me fantazinë dhe vizionin për lojën, duke luajtur edhe në Champions League. Liverpool ka treguar interes, duke e ftuar në stërvitjet e tyre 18-vjeçarin.

zaga

5-Dan-Axel Zagadou: Vetëm 18-vjeç, por francezi po merr komandën e mbrojtjes së Borussia Dortmund pas u ble nga të rinjtë e PSG.

66666

6-Ryan Sessegnon: Vetëm 17 vjeç, por ylli i Fulham pritet të bëhet protagonist i vitit 2018 pasi ka tërhequr interesin e Liverpool, Manchester United dhe Tottenham.

arp

7-Jann-Fiete Arp: Golshënues i rregull me skuadrat e moshave të Gjermanisë, 17-vjeçari ka arritur të luajë rregullisht edhe me Hamburgun. Prej tij priten gjëra të mëdha.

de light

8-Matthijs de Ligt: Prodhim i akademisë së famshme të Ajaksit, është që tani një prej qendërmbrojtësve më të mirë në Holandë. Vetëm 18 vjeç. Sergio Ramos e ka zgjedhur vetë si pasuesin e tij te Reali.

alena

9-Carles Alena: Guardiola, Xavi, Iniesta, dhe tani Alena. 19-vjeçari pritet të jetë bosi i ri i mesfushës së katalanasve kur mjeshtri Iniesta të lërë futbollin. Të gjithë te Barcelona janë të emocionuar për të.

kluivert

10-Justin Kluivert: Është e vështirë të ndjekësh hapat e babait, sidomos kur ai është një prej legjendave të futbollit, si Patrick Kluivert. Por edhe pse nuk luan qendërsulmues, 18-vjeçari premton për një të ardhme të madhe.

ampadu

11-Ethan Ampadu: Chelsea zakonisht i shpërndan në formë huazimi talentet, por fakti që 17-vjeçari ka qendruar me skuadrën e parë dhe ka deburuar në Premier League thotë mjaftueshëm. Sidomos kur mendon se opsionet në mesfushë nuk mungojnë. Pa dyshim adoleshenti ka të ardhme me blutë dhe me Uellsin.