Në Bukuresht kanë ende mall për Elis Bakajn

481
Sigal

Elis Bakaj vazhdon të kujtohet në Rumani, madje më shumë respekt dhe nga gazetat sportive rumune, edhe pse mesfushori i Kombëtares shqiptare luajti vetëm një sezon me Dinamon e Bukureshtit. Gazeta rumune “Sporturilor” beson se yjet e huaj që transferohen te klubi i Bukureshtit nuk arrijnë të përshtaten aty, por menjëherë pasi largohen ata shkëlqejnë sërish. “Një gjë është e sigurte kur bëhet fjalë për Dinamon e Bukureshtit: kur lojtarët e saj largohen nga stadiumit “Stephen cel Mare” ata luajnë shkëlqyeshëm dhe ngrenë nivelin e skuadrave ku shkojnë. Shembujt më të mirë janë shqiptari Elis Bakaj, sot lojtar vendimtar te Chernomoets Odesa me katër gola të shënuar në 14 ndeshje dhe braziliani Mishel Platini që po I mahnit të gjithë te CSKA Sofia”, shkruhej në “Sporturilor”.