Mesazhi emocionues i Xhani De Biazit për shqiptarët: Me gjithë zemër shpreh dhimbjen time

592
Sigal

Xhani De Biazi do të mbetet përgjithmonë i lidhur me Shqipërinë, jo vetëm se ka drejtuar kombëtaren shqiptare në një rrugëtim historik, por edhe për lidhjet e ngushta që ka krijuar me tifozët e popullatën shqiptare. Ndaj ai ka qenë mes atyre që kanë shprehur mesazhe solidariteti ndaj shqiptarëve pas tërmetit që goditi sot vendin tonë.

“Me gjithë zemër shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjtihë popullatën e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Shpresoj shumë që të kthehet shumë shpejt gjithçka në normalitet dhe që të ketë një ndihmë të ndjeshme për personat që kanë humbur shtëpitë e tyre. Ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë experience të dhimbshme. Kurajë dhe shumë forcë reagimi. Forca Shqipëri”, shkruante De Biazi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare mbetet një nga figurat më të dashura për tifozerinë kuqezi, por ky mesazh tregon qartësisht edhe dashurinë që ndjen ai ndaj një vendi që nuk ka ngurruar ta quajë shtëpinë e tij të dytë.