Sigal

Jose Mourinho vazhdon t’i hedhë ujë zjarrit. Marrëdhëniet e tij me Paul Pogba vazhdojnë të jenë aspak të mira, teksa një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe pamjet nga stërvitja. Strategu portugez ka shpjeguar situatën me francezin duke konfirmuar se ai do të luajë.

“Këtë javë jam shumë i kënaqur me punën e tij, shumë i lumtur, sidomos për të martën, të mërkurën dhe të enjten, sepse sot ishte një ritëm më i ulët. Ekipi ka nevojë për lojtarë të mirë dhe me personalitet. Ai i ka këto cilësi, kështu që do të luajë nesër.

Ai është një lojtar i mirë, por si çdo gjë tjetër, nuk është më i madh se klubi. Nëse jam i kënaqur me punën e tij, atëherë do të luajë. Në të kundërt, nuk do të luajë. Marrëdhënia jonë, edhe pse përflitet shumë në media, është e mirë. Mosmarrëveshja e kësaj jave në trajnim? Nuk jam këtu për të ndarë me ju çfarë kishte në atë bisedë, por të konfirmoj se kemi një marrëdhënie të mirë. Pasi e analizova për javë të tëra, vendosa të ndryshoja mendje me stafin tim stërvitor dhe konkluduam se Pogba është një lojtar më shumë, por jo për kapiten”, deklaroi Mourinho