Momenti më i epik në historinë e Botërorëve ndër vite, ja kë zgjedhin tifozët

546
Sigal

Prej disa ditësh tifozët kanë votuar në rrjetet sociale për momentin më epik në historinë e Botërorëve dhe rezultati përfundimtar nuk ka lënë vend për diskutim, pasi vendi i parë është shpallur me diferencë të madhe votash.

Të përzgjedhur për t’u votuar kanë qenë 4 momente: 1- Zidan largohet nga fusha duke lënë pas trofeun e Botërorit; 2- Goli Tshabalalas në ndeshjen hapëse të Botërorit 2010; 3- Humbja e Brazilit 1-7 kundër Gjermanisë në 2014; 4- Iniesta i dedikon shokut të ndarë nga jeta golin e finales së 2010-s.

Me 42% të votave momenti më i epik i Botërorëve është shpallur humbja 1-7 e Brazilit në stadiumin “Governador Magalhães Pinto” në Belo Horizonte.

9a0485535b1e2df02f749b1d5e41978a

Me 24% të votave momenti i dytë më i epik është shpallur goli i Tshabalalas, ndërsa i treti me 18% largimi i Zidan nga fusha në finalen e 2006. Vetëm 16% për dedikimin e Andres Iniesta-s.