Moisi Dalipi: Sot në mbrëmje nis Kampionati i 81-të i futbollit

738
Sigal

Sot në mbrëmje  në ora 19.00  në stadiumin  “Elbasan – Arena” me ndeshjen  e shumë pritur Kukësi –Partizani ngre siparin e tij  kampionati i 81-të kombëtar i futbollit për Kategorinë Superiore. Kështu  , në harkun e pesë ditëve  stadium qytetit futbolldashës  të Elbasanit bëhet pikë referimi  në përballjet midis Partizanit dhe Kukësit   për dy eventet kombëtare të topkëmbës, më parë finalja e Superkupës dhe tani   ndeshja e parë e javës parë të Kampionatit të ri për Kategorinë Superiore për sezonin  2019-2020. Ky është  i 81-të kampionat në  radhën  e tij të garës futbollistike në vendin tonë. Por, për fat të keq   Elbasani dhe stadium tij  nuk do të  presin  ekipin e qytetit  tyre, por si dhe herë të tjera në këto vitet e fundit do jetë përsëri  mikpritës për dy nga ekipet më të mira të futbollit shqiptar,  ato të Partizanit kampion në fuqi dhe Kukësi nënkampion. E pra, sot në mbrëmje  topi futbollit do fillojë të lëvizë  në korsinë e garës  me  dhjetë skuadra pjesëmarrëse,  duke  e përfunduar misionin e vet për këtë sezon të ri, më 23 Maj 2020,  kur do njihet dhe  skuadra e re kampione, si dhe do  zgjidhet dhe shumë  enigma  për pjesëmarrjen në Kupat e Evropës  dhe rënien një kategori më poshtë.  Por nesër të shtunën, do përballen në katër ndeshje të tjera  tetë  skuadrat  me këtë kalendar:Vllaznia –Laçi, Skënderbeu -Flamurtari, Tirana-Luftëtari  dhe Teuta–Bylis. E  thënë  qartë të dhjetë ekipet pjesëmarrëse të Kategorisë Superiore janë vendosur në   korsinë e  garës dhe presin vetëm sinjalin për të  nisur  udhëtimin e tyre të bukur sportiv.  Përballje, garë, emocione, dëshira, hipoteza, gëzime për fitoret dhe  zhgënjime për humbjet  janë  disa nga   momentet që do shoqërojnë nga java  në javë  të gjithë këtë kampionat. Kështu  nga   dhjetë skuadrat  pjesëmarrëse,  ku  katër prej tyre janë; pikërisht  Partizani, Kukësi, Teuta dhe Laçi  na zhgënjyen fort në  turet para-eliminatore të Kupave të Evropës dhe katër prej tyre;  dhe pikërisht Tirana, Vllaznia, Luftëtari dhe Flamurtari, falë  akt-marrëveshjeve në ditët e fundit  të afatit të  vendosur  për shlyerjen e detyrimeve financiare me institucionet e tatim-taksave dhe sigurimeve shoqërore  fituan të drejtën për të  marrë pjesë në këtë garë sportive, si dhe Skëndërbeu i ndëshkuar keq nga UEFA dhe Bylis  i rikthyer pas katër  sezoneve,  janë në  garën e të mirëve   në 36 javë  me  plot 180  ndeshje që  do zhvillohen duke   formatuar tashmë pjesëmarrjen  në  Kampionatin  e  81-të  Kombëtar  të futbollit  për Kategorinë Superiore. Kësisoj    kemi lënë  pas  plotë 80 kampionate kombëtare të futbollit  në 87  vjet të krijimit të FSHF–së  që  nga    6 Prilli i vitit 1930  kur  ka nisur kampionati parë kombëtar i futbollit. Dhe  kampionati parë është  zhvilluar me gjashtë skuadra pikërisht SK. Tirana, “Bashkimi Sportiv” Shkodër, “Teuta”–Durrës , “Urani” –Elbasan dhe  Vlora. Dhe  ndeshja e parë  zyrtare  e kampionatit parë  është ajo  midis;  Bashkimi Sportiv” Shkodër –SK Tirana. Kjo ndeshje   është   zhvilluar po  në Shkodër, 6 Prill  1930, pikërisht në  atë qytet ku ka lindur për herë të parë  dhe loja e topkëmbës, diku në  vjeshtën  e vitit  1913 me atë  ndeshje  të djemnisë  shkodrane përballë një ekipi të ushtrisë austriake.   Dhe ndeshja e parë  zyrtare  në historinë e futbollit shqiptar:   “ Bashkimi –Sportiv”- Shkodër –Tirana  ka përfunduar me rezultatin 3-2 në favor të  shkodranëve. Të pestë golat e shënuar mbajnë autorësinë  e  Qazim Dervishit, Pac Koliqit dhe Gjon Kirit për shkodranët dhe Raxhep  Maçit dhe Hilmi Kosovës për  tiranasit. Goli i shënuar nga shkodrani  Qazim Dervishi  njihet dhe si goli parë historik në kampionatet shqiptare të futbollit. Gjithsesi  në përfundim të kampionatit të parë  kombëtar të futbollit Tirana është shpallur kampione e vendit dhe njihet zyrtarisht si e tillë. Skuadra i zhvillonte ndeshjet tek  fusha e sportit, diku në Shallvare, pranë lokalit që njihet sot “Tajvani”. Kjo fushë sportive është përuruar më 31 Mars  1930 në ndeshjen miqësore SK. Tirana –“Urani” Elbasan . Kampionët e SK. Tiranës  ishin këta:   Irfan Gjinali, Rudolf Gurashi, Abdullah Shehri, Xhelal Kashari, Vasil Kajana, Gjon Sabati, Llazar Miha, Mark Gurashi, Bexhet Jolldashi, Isuf Dashi, Selman Stërmasi, Adem Karrapici, Hysen (Dake) Kusi, Mustafa Begolli, Hilmi Kosova, Emil Hajnali, Rexhep Maçi,  Isuf Dashi, dhe  Shefqet Ndroqi K.S Tirana do  ta  përsëriste këtë sukses me fitimin e titullit kampion  dhe  pesë herë të tjera me përjashtim të vitit 1933  kur “Skënderbeu” do t’i prishte e rregullsinë e fitimit të  titujve  në vitet përpara çlirimit . Gjithsesi,  janë plotë 6 tituj kampion  të fituar përpara çlirimit nga 7 kampionate të zhvilluara, edhe pse KS Tirana pretendon se është shpallur kampione edhe në 1911, 1939 dhe 1942  , sikundër dhe Vllaznia e Shkodrës që pretendon për një titull kampion të fituar në 1940, por që  FSHF –ja nuk i ka zyrtarizuar deri sot  si të tillë. Kështu  nga 80 kampionatet  kombëtare të futbollit  7 janë zhvilluar deri në vitin 1944 dhe 73 kampionate  që nga  2 shtatori 1945  e deri sot ku kemi këtë bilanc: e kanë fituar titullin kampion këto skuadra: Tirana 24 herë, Dinamo 18 herë, Partizani 16 herë, Vllaznia 9 herë, Skënderbeu 8 herë, Elbasani 2 herë dhe Flamurtari, Teuta dhe Kukësi  nga një herë janë shpallur kampion. Por titujve kampion të fituar si shume detajeve të tjera  që kanë të bëjnë me  skuadrat pjesëmarrëse në 80  kampionatet e zhvilluara deri tani,  ndeshjet e zhvilluara nga futbollistët pjesëmarrës  autorët e golave, gjyqtarët e ndeshjeve  dhe fakte të tjera që duhen  zhvillimit të një kampionati  futbolli që përbëjnë një  histori më vete  duhen të  botohen  një buletinet periodik të FSHF-ës  dhe jo ti lihen  spontanitetit dhe arkivave sportive të pa sistemuara. Dhe kur flitet për një  vend  si Shqipëria  që kampionati saj i futbollit është zhvilluar në vitin 1930 dhe vende të tjera  që kanë filluar kampionatet e tyre  si Franca   në vitin 1933, Zvicra  në vitin 1934, Portugalia në vitin 1935, Izraeli në vitin 1932, ish-Bashkimi Sovjetik në vitin  1936, Qipro në vitin 1935, Norvegjia në vitin 1938 dhe Turqia në vitin 1959 dhe kanë të sistemuara gjithçka është për të ardhur keq që ndodh kështu me historinë e futbollit shqiptar. Duke iu  rikthyer  kampionati 81-të kombëtar të futbollit  për Kategorinë Superiore pa dashur të flasim këtu për futbollin me shumë probleme në kategorinë e parë, të dytë dhe tretë  që ndryshe përbëjnë  dhe tërësinë e divizioneve futbollistike, rezulton se përgatitjet për sezonin e ri kanë lënë  shumë për të dëshiruar. Shumë skuadra si Flamurtari, Luftëtari, Skënderbeu  dhe Vllaznia, por dhe të tjera  me shumë vështirësi janë formatuar si ekipe. Fazat përgatitore janë kryer me vonesa të theksuara, kurse përbërjet e tyre  nuk premtojnë shumë vlera. Dhe, meqenëse dolëm tek merkato le ta themi hapur e qartë,  se ajo ka qenë si “tregu i gabit”. Plot 237  futbollistë  janë të afruar dhe të larguar nga të dhjetë skuadrat pjesëmarrëse. Kështu Partizani ka afruar 10 futbollistë dhe ka larguar 11 të tillë, Kukësi ka afruar 13 dhe larguar po 13, Teuta ka afruar  11 dhe larguar 13, Skënderbeu ka afruar 12 dhe larguar  12, Flamurtari ka afruar 11 dhe larguar 13, Laçi ka afruar 11 dhe larguar 16, Tirana ka afruar 7 dhe larguar 11, Luftëtari  ka afruar 21  dhe larguar 14, Bylis ka afruar  10 dhe larguar 8  dhe Vllaznia  ka afruar 12 dhe ka larguar 11 futbollistë. Por merkato e verës mbyllet më 31 gusht dhe, me sa shikohet, priten lëvizje të tjera,  të cilat do sjellin shumë ndryshime në përbërjet e të gjitha skuadrave. Po kështu gjatë verës është luajtur mirë “valsi i bankinave” tek  6 skuadra pjesëmarrëse që kanë  ndryshuar trajnerët e tyre. Partizani, me Franko Lerdën, Kukësi me Shpëtim Duron, Skënderbeu me Ilir Dajën, Flamurtari me Dritan Satedinin, Luftëtari me Klevisi Dalipin  dhe Vllaznia me Mirasad  Jonuzin janë risitë  për sezonin e ri në drejtimin e skuadrave . Gjithsesi tashmë thuajse gjithçka  është gati për  Kampionatin e  81-të Kombëtar të Futbollit në Kategorinë Superiore dhe pritet vetëm vërshëllima e parë për të filluar gara.

Kategoria Superiore 

Java e   parë  (23 -24 gusht  2019)
Dita Skuadrat Ora Qyteti
Sot: Kukësi-Partizani  19.00 Elbasan
Nesër: Vllaznia-Laçi  16.00 Shkodër
Nesër Skënderbeu-Flamurtari 19.00 Korçë
Nesër Teuta-Bylis 19.00 Durrës
Nesër Tirana -Luftëtari 19.00 Tiranë