Mirel Josa: Kemi ngërç në Kampionat, për Kupën jemi optimistë

479
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ Për barazimin me Laçin dhe vazhdimësinë në Kupën e Shqipërisë, flet për “Telegraf”trajneri i Tiranës
Skuadra e Tiranës ka 12 ndeshje që nuk fiton në Kategorinë Superiore, dhe për këtë situatë trajneri Mirel Josa deklaron për gazetën “Telegraf”se ka një ngërç për sa i përket rezultatit. Ndërkohë që në këtë bisedë, trajneri bardheblu nuk harron optimizmin për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ku të mërkurën do të luajnë gjysmëfinalen e parë me Besëlidhjen. “se ne tashmë jemi duke i marrë të gjitha ndeshjet me radhë. Secila prej tyre ka brenda vlerësimin apo mbivlerësimin e kundërshtarit, ka brenda optimizmin që është kryesori për çdo ndeshje futbolli, njëherësh ka edhe besimin se Tirana i ka të gjitha mundësitë që të dalë e fituar në të dy këta fronte tashmë në këtë fundsezoni”, theksoi midis të tjera Mirel Josa në intervistën e tij për gazetën “Telegraf”.
Edhe java e 29-të nuk solli fitoren e munguar për Tiranën, pse kjo gjendje sipas jush?
Unë e kam deklaruar të shtunën pas ndeshjes me Laçin, sa këtë barazime që po bëhen rrugë, nuk kanë vlerë për skuadrën. Në përgjithësi ekipi po punon, por ende ndodhet në një ngërç sa i përket Kampionatit, dhe për këtë na duhet që të ngremë gjendjen psikologjike për ta kthyer rezultatin në favorin tonë.

Mund ta quajmë këtë një justifikim, kur kemi parasysh se në fundin e ndeshjes me Laçin mund të ishin ndëshkuar?
Në futboll gjithçka ndodh dhe surprizat janë pjesë e tij. Por ne e kërkuam në çdo moment tjetër rezultatin, të cilin nuk e gjetëm sa për pasaktësi në finalizim, aq edhe për dendësinë që kishte skuadra laçiane në prapavijën e saj. Realisht, me një sulmues nuk mundemi të jemi më shumë rezultateve para portës kundërshtare, dhe këtu e mendoj të veçantën e këtij barazimi.

Tiranës ju anulua edhe një gol, mendoni se anulimi ishte i padrejtë?
Nga bankina ku isha unë, nuk mund të përcaktohet qartë momenti i shënimit të golit tonë. Ndoshta në pozicione të tjera është parë më mirë, nëse ishte gol i rregullt ose jo, por unë do ta dëshiroja të ishte gol në favorin tonë.

Ndaj edhe ju ishit shumë aktiv gjatë drejtimit të skuadrës në bankinë?
Unë një natyrë kam në bankinë, në çdo skuadër që kam drejtuar. E rëndësishme është që detyrat të zbatohen mirë nga lojtarët, dhe kur është e nevojshme duhet që edhe trajneri të bëjë ndërhyrjet për riparimin e situatës. Duke qenë në zonën e lejuar si trajner në drejtimin e ndeshjes, unë nuk besoj të kem bërë të veçantën në këtë barazim me Laçin.

Kur thoni se keni mangësi në repartin e sulmit, e mendoni të tillë edhe për ndeshjet e Kupës këtë defekt?
Këtë besoj se do ta korrigjojmë në ndeshjen me Besëlidhjen në Kupë. Ndoshta më duhet që të ripërsëris edhe një herë konkluzionin tim, se skuadra më shumë është në një ngërç sa i përket psikologjisë së shënimit të golit. Pas golit vijnë fitoret e pikët, që do të thotë se morali vjen prej tyre.

Nëse zhbllokoheni ndaj Besëlidhjes në Kupë, e mendoni se ngërçi do kalohet edhe në Kampionat?
Jemi në fundin e sezonit, dhe duke qenë se Tirana është në të dy frontet në lojë, ne na duhet që ti marrim të gjitha ndeshjet me radhë. Deri në mbylljen e tij ne të gjitha ndeshjet i kemi si finale: 7 në Kampionat dhe 3 në Kupë, duke e menduar Tiranën finaliste.

Nëse marrim situatën më të keqe në Kupë, është ky një sezon i dështuar për Tiranën?
Unë do t’u thosha diçka sa i përket psikologjisë së trajnerit. Sepse askush që merr përsipër të drejtojë një skuadër nga bankina, nuk e projekton dështimin që në startin e një ndeshjeje Kupe. Natyrisht që kjo situatë në Kampionat tregon që kemi edhe probleme në skuadër, por i kemi të gjitha kualitetet e mundësitë që në Kupë të jemi finalistë.

Çfarë keni parasysh më shumë kur e quani skuadrën tuaj finaliste në Kupë?
Kam parasysh faktin se ky grup lojtarësh te Tirana ka shumë kualitete, të cilët së bashku janë në atë ngërçin e Kampionatin. Unë besoj shumë tek vlerat e tyre, njëherësh edhe në atë psikologji ndryshe që kërkon Kupa dhe Kampionati.

Gjithsesi, brenda këtij optimizmi për Kupën, e keni edhe “ngërçin”e Kampionatit parasysh për vazhdimësinë?
Më duhet të përsëris edhe një herë deklarimin e mësipërm, se ne tashmë jemi duke i marrë të gjitha ndeshjet me radhë. Secila prej tyre ka brenda vlerësimin apo mbivlerësimin e kundërshtarit, ka brenda optimizmin që është kryesori për çdo ndeshje futbolli, njëherësh ka edhe besimin se Tirana i ka të gjitha mundësitë që të dalë e fituar në të dy këta fronte tashmë në këtë fundsezoni.

Kësisoj, mendoni apo shpresoni se do ta “mundni”edhe skepticizmin që e shfaqët pas ndeshjes me Laçin?
Çka kam deklaruar menjëherë pas asaj ndeshjeje me Laçin, nuk mendoj se duhet të përdoret negativisht për vazhdimësinë tonë. Do të jemi deri në mbylljen e këtij sezoni seriozë në të gjitha ndeshjet, duke mos e diskutuar asnjëherë mbijetesën në Kampionat dhe finalen në Kupën e Shqipërisë.
Jemi në fundin e sezonit, dhe duke qenë se Tirana është në të dy frontet në lojë, ne na duhet që ti marrim të gjitha ndeshjet me radhë. Deri në mbylljen e tij ne të gjitha ndeshjet i kemi si finale: 7 në Kampionat dhe 3 në Kupë, duke e menduar Tiranën finaliste


8 Sezone
Që nga sezoni 2008-2009 kur Tirana fitonte Titullin e 24-ët Kampion, nuk ka qenë asnjëherë në këtë situatë për mbijetesë
Rezultatet-Java e 29-të
Të shtunën, 15 prill 2017
Skënderbeu-Korabi 3-0
Tirana-Laçi 0-0
Teuta-Kukësi 0-2
Dje, 16 prill 2017 
Luftëtari-Flamurtari 1-2
Vllaznia-Partizani 1-1
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Partizani 29 59
2.Kukësi 29 59
3.Skënderbeu 29 56
4.Vllaznia 29 37
5.Luftëtari 29 36
6.Teuta 29 32 
7.Tirana 29 32
8.Laçi 29 29
9.Flamurtari 29 28
10.Korabi 29 12


PASOJAT
Shkarkohet me SMS, Gerti Haxhiu hedh në gjyq Korabin
Në ditën e zhvillimit të ndeshjes Skënderbeu-Korabi 3-0 në Korçë, Gerti Haxhiu ka qenë i pranishëm në stadium, edhe pse ai ishte i shkarkuar nga drejtuesit e skuadrës dibrane. Në interesimin e gazetës “Telegraf”, u mësua se trajneri vlonjat nuk kishte udhëtuar një ditë më parë me skuadrën në drejtim të Korçës, ndërkohë që atë mbrëmje, një SMS e shkarkon nga detyra. “Të premten unë nuk udhëtova me skuadrën në Korçë, ndërkohë që në mbrëmje vonë më vjen një SMS nga administratori i klubit. Më komunikoi shkarkimin. Unë ju përgjigja profesionalisht, duke i kërkuar atij vendimin zyrtar, të cilin do ta kërkoj edhe ligjërisht”, ishte kjo deklarata që Gerti Haxhiu e dhënë dje për gazetën Telegraf”, duke sqaruar edhe modalitetet e kontratës së tij, njëherësh edhe rastësinë e nënshkrimit të saj në Korçë kur mori drejtimin e bankinës së Korabit. “Ndoshta është një rastësi, pikërisht në Korçë ka qenë java kur firmosa kontratën. Në marrëveshje, fillimisht duhej të bëhej shlyerja financiare, e cila nuk po kryhej. Komunikova me drejtuesit, m’u premtua në mbrëmje vonë dhe të nesërmen në mëngjes udhëtova me skuadrën. E njëjta gjë ndodhi edhe në ndeshjen në Gjirokastër, deri sa u krye likuidimi. Kështu nuk kemi të bëjmë me persona seriozë që drejtojnë një skuadër elitë, por unë jam profesionist dhe këtë padrejtësi do ta kërkoj ligjërisht”, deklaroi dje ish-trajneri i Korabit, Gerti Haxhiu.

Faqe 21
NDESHJET DJE

LUFTËTARI-FLAMURTARI
Shënues: Bregu 10’/ Shkodra 70’, Telushi 89’ (p)
“Hakmarrje” dhe “respekt”, Flamurtari kalon Gjirokastrën
Nëse dikush që është i vëmendshëm ndaj futbollit të luajtur në Kategorinë Superiore shqiptare, dje e ka ndjerë “erën” e fitores së Flamurtarit në Gjirokastër. Vetëm nga shënimi i golit të avantazhit për Luftëtarin që në minutën e 10-të e pikërisht nga një vlonjat, gjithkush e ka çuar vëmendjen tek ndeshjet e radhës të javës së 30-të, ku Flamurtari pret në Vlorë Vllazninë, ndërkohë që Laçi rival me skuadrën vlonjate për të mos rënë në Kategorinë e Parë, do të presë në fushën e tij Skënderbeun. E kështu do të vazhdojë kjo situatë me këto dy skuadra, ndërkohë që dje në Gjirokastër, takimi Luftëtari-Flamurtari 1-2, pati edhe skena të bukura, madje edhe një gol të tillë të realizuar nga Shkodra për vlonjatët. Si për rastësi, edhe golin e avantazhit për Luftëtarin e shënoi një vlonjat, pikërisht Dejvi Bregu, i cili u “hakmor” ndaj skuadrës që nuk e mbajti në përbërjen e saj, ndërsa për të kujtuar është penalltia in extremis, kur kapiteni Telushi shënoi golin e fitores për Flamurtarin. Tri pikë mbijetese për vlonjatët, Luftëtari qëndron aty ku ishte, në mesin e tabelës së renditjes.
Sigal