Messi nervozon të gjithë tifozët e Barcelonës

488
Lionel Messi ka thënë se do t’i shkëmbente të gjithë titujt e fituar me Barcelonën për triumfin në Copa America. Ylli i Argjentinës, Lionel Messi ka thënë se do t’i shkëmbente të gjithë titujt e fituar me Barcelonën për triumfin në Copa America.
Sulmuesi i ka fituar të gjitha me klubin katalan, por është në kërkim të trofeut të parë të rëndësishëm me Kombëtaren e tij. “Do t’i jepja të gjitha për të fitua Copa American”, deklaroi ai për “La Nacion”.
“Ky grup e meriton për mënyrën si ka luftuar. Ne kaluam një Botëror të mirë andaj e meritojmë”, u shpreh ai. “Kjo është ëndrra ime, triumfi në Copa America do të na dhurojë qetësi për kualifikimet e Kampionatit botëror”, përfundoi Messi.
Sigal