Mediat e huaja: ‘Fitore pa shije, Spanja mezi e çau mbrojtjen e kombëtares shqiptare’

52

Gazeta Telegraf/ 


Fitorja e Spanjës me  Shqipërisë në rezultatin 2-0,
është pasqyruar gjerësisht në median spanjolle, që pranoi se “La Roja” hasi
vështirësi në çarjen e mbrojtjes së kombëtares shqiptare.


E përditshmja “AS”, në faqen  e saj të parë shkruan: “Fitore
pa shije. Spanja zgjidhi ndeshjen me golat e Diego Kostës dhe Nolitos në një
mbrëmje të mërzitshme dhe merr kryesimin e grupit së bashku me Italinë, që
fitoi “in extremis” ndaj Maqedonisë”. 

Ndërsa për “Marca”, ky sukses e afron më shumë Spanjën me Botërorin:
“Një hap më shumë drejt Rusisë. Golat e Diego Kostës dhe Nolitos i dhanë
Spanjës një fitore të djersitur ndaj Shqipërisë. Spanja kryeson grupin me pikë
të barabarta me Italinë, që fitoi me përmbysje ndaj Maqedonisë në minutën e
91”.

“El Mundo Deportivo” publikon artikullin: “Spanja fiton ndaj Shqipërisë
dhe i afrohet Botërorit të Rusisë. Në Shqipëri, të besuarit e Lopetegit luajtën
mirë, por nuk mundën të kalonin murin shqiptar deri në minutën e 55 me golin e
Diego Kostës, që i hapi rrugën fitores së Spanjës, një fitore që i kushtoi
shumë, pavarësisht rezultatit”. 

Tek “Sport” lexohet: “Spanja i rrëmben kreun e grupit Shqipërisë.
Skuadra e drejtuar nga Lopetegi u desh të aplikonte ndryshime taktike për të
çarë murin e vendosur nga vendasit. Në fund, muri shqiptar u shemb dhe si për
çudi kjo ndodhi  falë një gabimi të lojtarit më të mirë të saj në fushë,
portierit Berisha”.

Përballja mes kombëtares shqiptare dhe asaj spanjolle u pasqyrua edhe në
median italiane. Portali “Sportmediaset” shkruan: “Eliminatoret “Rusi 2018”,
Spanja thyen De Biasin, fiton 2-0  ndaj Shqipërisë. “La Roja” kryeson
grupin G së bashku me Italinë. 

Ndërsa “La Gazzetta dello Sport” publikon: “Eliminatoret e Botërorit,
Shqipëri-Spanjë 0-2, shënuan Diego Kosta e Nolito. Skuadra e De Biasit rezistoi
gjatë pjesës së parë, por një gabim i Berishës i hapi rrugën sulmuesit të
Chelsea. Spanja në krye të grupit së bashku me Italinë”. 

Ndërsa te “Corriere dello Sport” flitet për një fitore të lehtë të
Spanjës ndaj Shqipërisë: “Shqipëri-Spanjë 0-2, fitore e e lehtë e Spanjës që
merr kreun e grupit”.