Paris SG e tepron, GPS për të monitoruar futbollistët për festa

586
Futbollistët e Paris SG mund të kenë marrë pushimet për festat e fundvitit, por kjo s’do të thotë se ta mund të bëjnë çfarë të duan. Klubi francez e di se kjo është një periudhë ku futbollistët mund të marrin më shumë peshë dhe për këtë arsye ka vendosur t’i monitorojë.
Te PSG është vendosur se futbollistët tolerohet të kthehen vetëm me +1 kg peshë nga pushimet.
Sipas “Le Parisien”, skuadra franceze PSG i ka dhënë një GPS secilit prej futbollistëve, për të kontrolluar ushtrimet që ka kryer. Të gjithë futbollistët do të kenë katër apo pesë ditë pushime dhe do të qëndrojnë me familjet e tyre, por gjatë kësaj kohet duhet të ndjekin dietë dhe të kryejnë ushtrimet e personalizuara.
Sigal