Më tepër tifozë seç ishte parashikuar, do të ketë 70 tifozë në “Elbasan Arena”

447
Në Elbasan Arena në 8 tetor për Shqipëri-Serbi do të jenë edhe 70 serbë më tepër nga sa është parashikuar në protokollin e delegacionit zyrtar të përbërë prej rreth 100 personash, kryesisht zyrtarë të Federatës Serbe, gazetarë apo edhe poltikanë.
Nuk ka vend për alarm, pasi nuk bëhet fjalë për të infiltruar për trazira apo legjenda të tjera urbane, përkundrazi për një nismë sensibilizimi të ndërmarë mes qeverisë shqiptare dhe asaj serbe.
70 personat në fjalë do të jenë studentë serbë, të cilët do të vijnë si miq pasi do të akomodohen në Shqipëri në familjet e studentëve shqiptarë dhe do të jenë në stadium dhe ditën e ndeshjes për ta parë së bashku takimin.
Padyshim që bëhet fjalë për një nismë sensibiluzuese për të dhënë një frymë bashkëpunimi dhe një frymë të Fair Play-t që duhet të shoqërojë një ndeshje futbolli.
Federata Shqiptare e futbollit por dhe organet e tjera në vend janë duke u treguar tepër të vëmendshme në këtë drejtim, duke synuar të evitojnë frymën radikale për ndeshjen me Serbinë, fushatë në kuadër të së cilës vjen edhe kjo inisiativë.
Kështu ndryshe nga ndeshja e 14 tetorit të kaluar në Beograd, kur në stadium nuk kishte asnjë tifoz shqiptar përvec delegacionit që shoqëronte kombëtaren, në Elbasan Arena do të jenë edhe 70 tifozë serbë. Shqipëria mbetet një shembull për fqinjët veriorë edhe në këtë drejtim. /Marrë nga Supersport/
Sigal