Mandzukic shkruan histori të padëshirueshme në Kupën e Botës

565
Sigal

Sulmuesi i Kroacisë, Mario Mandzukic, ka bërë histori në finale të Kupës së Botës 2018 kundër Francës, por jo histori për t’u mburrur në të ardhmen.

Sulmuesi i Juventusit është bërë lojtari i parë në histori që shënon autogol në një finale të Kupës së Botës, pasi aksidentalisht e devijoi harkimin e Antoine Griezmannit drejt në portën e vet, duke ia dhuruar epërsinë fillestare Francës të dielën, transmeton Gazeta Express.

Deri në fund, Franca shënoi edhe tri herë për ta mposhtur Kroacinë 4-2.