Fjalët e parë të presidentes kroate pas humbjes në finalen e Botërorit

567
Sigal

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka komentuar pas përfundimit të finales së madhe të Kampionatit Botëror, ku Franca arriti që sot të bëhet Kampione e Botës në futboll.

Me rezultat 4:2, Franca mposhti kombëtaren e  Kroacisë në finale e mbajtur në Rusi.

“Djemtë e kombëtares luajtën dhe e bënë historinë, jam krenare me ju”, ka shkruar Kitaroviq në rrjetin social Facebook.